Lajme
Arrestohet një person pasi dëmtoi nëntë varre të dëshmorëve në Pejë
Demokracia
17:58 | 23 Maj 2023

Share:

Një person është arrestuar pasi dyshohet se i njëjti i ka dëmtuar nëntë varre të dëshmorëve në Lubeniq të Pejës.

Policia bëri të ditur se një nga varret është dëmtuar në masë më të madhe, ndërsa tetë të tjerë janë dëmtuar më pak.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 23.05.2023, rreth orёs 07:30, ёshtё njoftuar se nё fshatin Lubeniq-Pejё, nga pёrson/a tё dyshuar janё dёmtuar varrezat e dëshmorëve tё kёtij fshati”.

“Pas njё pune intesive operativo-hetimore kemi arritur ta identifikojmё dhe arrestojmë tё dyshuarin: E.U i lindur me 1989”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, bëhet e ditur se i dyshuari, pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme