Lajme
Arrestohet një person në Xërxë, dyshohet se vodhi barna në shtëpinë e shëndetit
Demokracia
08:44 | 24 Dhjetor 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që dyshohet se ka vjedhur një sasi të barnave në shtëpinë e shëndetit në fshatin Xërxë të Rahovecit.

Në raportin e Policisë i arrestuari dyshohet se në raste tjera ka vjedhur edhe disa kabllo elektrike dhe pajisje tjera.

“VJEDHJE E RËNDË/Fsh. Xërxë, Rahovec 21.12.2022 – 07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka vjedhur një sasi të barnave në shtëpinë e shëndetin në fsh. Xërxë. Po ashtu dyshohet se në raste tjera ka vjedhur edhe disa kabllo elektrike dhe pajisje tjera”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme