Lajme
Arrestohet një person në Vërmicë, për kontrabandë me emigrantë
Demokracia
14:53 | 31 Gusht 2021

Share:

Është arrestuar një person në Vërmicë për kontrabandë me gjashtë emigrantë.

Policia e Kosovës përmes një komunikatë për media ka njoftuar se sot gjatë kontrollit në pikën kufitare në Vërmicë kanë arrestuar një të dyshuar për përfshirje në ‘’kontrabandë me emigrantë’’, përcjell Demokracia.com

Gjatë kontrollit të veturës Policia e Kosovës vuri re se gjashtë persona, shtetas të huaj ishin në veturën e kosovarit.

Komunikata e Policia e Kosovës:

Policia e Kosovës, patrulla policore e Stacionit për Mbikëqyrjen e Kufirit (SMK) Vërmicë, më 31.08.2021 rreth orës 09:00,  në realizimit të  Planit Operativ ‘’Migrimi i pa rregullt“, gjatë vëzhgimit të terrenit kanë vërejtur lëvizje të një automjeti i cili ka ngjallur dyshime për patrullën policore.

Vëzhgimi i veturës nga polica ka vazhduar dhe më pas janë vërejtur gjashtë persona që kanë zbritur nga mali dhe kanë shkuar tek vetura e cila i priste. Reagimi i patrullës policore ka qenë i menjëhershëm, kështu janë ndaluar drejtuesi i automjetit dhe personat që kishin zbritur nga mali në mes fshatrave Vërmicë dhe Shkozë.

Gjatë identifikimit të personave, vërehet se gjashtë nga personat e ndaluar ishin shtetas të huaj-emigrantë, kurse drejtuesi i automjetit ishte: A.J., shtetas kosovar, i cili pas intervistimit nga policia, me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Kurse me emigrantët, procedurat me ta, merren njësitet përkatëse policore.

Drejtoria Rajonale  e Policisë Kufitare “Perëndimi” Gjakovë, mbetet e përkushtuar në parandalimin, luftimin dhe arrestimin e të gjithë personave të cilët merren me veprimtari të kundërligjshme.

Të ngjashme