Lajme
Arrestohet një person në Prishtinë: I dehur shkaktoi vetë-aksident dhe më pas ofendoi policinë
Demokracia
08:48 | 27 Maj 2022

Share:

Dje në Prishtinë është arrestuar një person pasi në gjendje të dehur ka shkaktuar vet aksident dhe ka ofenduar zyrtarët policorë.

Në rrugën ‘Bill Clinton’ në Prishtinë, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka shkaktuar (vet) aksident trafiku duke goditur me veturë një rrethojë dhe një trafo të energjisë elektrike.

I dyshuari, po ashtu në vendin e ngjarjes ka ofenduar e penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme