Lajme
Arrestohet një person në Podujevë për armëmbajtje pa leje
Demokracia
11:08 | 23 Mars 2021

Share:

Policia e Kosovës përmes raportin 24-orësh kanë njoftuar se kanë arrestuat një person në Podujevë, pasi të njëjtit iu është gjetur një kallashnikov.

Në mbrëmjen e së hënës, në Podujevë është arrestuar një person, pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tij është gjetur një armë zjarri e llojit AK-47.

Arma është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Demokracia.com.

“Podujevë  22.03.2021 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tij, i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri të llojit AK-47. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”u tha në njoftim./Demokracia.com/

Të ngjashme