Lajme
Arrestohet një person në Mitrovicë për posedim të substancave narkotike
Demokracia
09:32 | 20 Shkurt 2023

Share:

Është arrestuar një person në Mitrovicë për posedim të substancave narkotike.

Policia bën të ditur se gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 682.3 gram marihuanë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se ai në veturën e tij posedon substancë narkotike. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 682.3 gram marihuanë, një peshore elektrike po ashtu janë konfiskuar edhe vetura dhe telefoni i tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.

Të ngjashme