Lajme
Arrestohet një person në Merdarë, policia i gjeti në valixhe 910 fishekë
Demokracia
09:02 | 26 Dhjetor 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se pikën kufitare Merdarë, është arrestuar një person, pasi që dyshohet për posedim të paautorizuar të armës dhe municionit.

Në raportin e Policisë thuhet se në dalje Kosovës gjatë kontrollit të autobusit, në një valixhe, pronë e të dyshuarit mashkull janë gjetur dhe konfiskuar 910 fishekë 7.62mm.

“POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS-MUNICIONIT/PKK Merdare, 25.12.2022 – 21:50. Është raportuar se në dalje të RKS-së gjatë kontrollit të autobusit, në një valixhe, pronë e të dyshuarit mashkull janë gjetur dhe konfiskuar 910 fishekë 7.62mm”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme