Lajme
Arrestohet një person në Kharkiv për “ndihmën e sulmeve ajrore ruse në Ukrainë”
Demokracia
18:38 | 23 Prill 2024

Share:

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) raportohet se ka arrestuar një burrë në Kharkiv i dyshuar se ka ndihmuar sulmet ajrore ruse në drejtimin e një baze të njësisë ushtarake ukrainase.

Në një postim në Telegram, agjencia tha se burri ndihmoi forcat e Moskës për të identifikuar vendndodhjen e njësisë ushtarake.

Bëhet e ditur se personi i dyshuar mund të dënohet deri në tetë vjet burgim, shkruan Sky News.

Një person i dytë u arrestua gjithashtu, sipas SBU, për të cilin ata thanë se dyshohet se ndihmoi “për të rregulluar sulmet me raketa ruse në Kharkiv”.

Të ngjashme