Lajme
Arrestohet një person, në kamionin e tij fshehu 12 shtetas afganë që dyshohet se u bartën nga Greqia
Demokracia
10:04 | 10 Shkurt 2021
Ilustrim

Share:

Një person është arrestuar në terminalin doganor Hani i Elezit pasi që në kamionin e tij kishte fshehur 12 persona shtetas të Afganistanit.

Transportimi i shtetaseve afgan po bëhej në mënyrë të kundërligjshme, të cilët dyshohet se janë bartur nga Greqia.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, në terminalin Doganor në SPK Hani i Elezit, në kamionin me targa vendore ku kishte të ngarkuar letër, gjatë kontrollit të vijës së dytë dhe nga skanimi me kamera janë vërejtur të fshehur 12 persona shtetas të Afganistanit duke u transportuar në mënyre të kundërligjshme, të cilët dyshohet se janë bartur nga Greqia”, thuhet në njoftimin e policisë. /Demokracia.com/

Të ngjashme