Lajme
Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur
Demokracia
08:42 | 27 Nëntor 2022
Ilustrim

Share:

Një person është arrestuar pasi që dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën në Gjilan.

“NGACMIM SEKSUAL/Gjilan 25.11.2022 – 10:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme