Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi ka raportuar rrejshëm një rast të dyshuar si grabitje.
Sipas policisë, rasti ishte raportuar më 9 prill në Fushë Kosovë, ndërsa pas hetimeve të zhvilluara, në koordinim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit, është vërtetuar se rasti ka qenë i sajuar dhe nuk ka ndodhur në mënyrën e pretenduar nga ankuesi.
“Sot, personi që kishte paraqitur rastin rrejshëm është arrestuar nga policia. Ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprën “lajmërim i rrejshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, policia tha se mbetet e përkushtuar në zbardhjen e plotë të çdo rasti dhe në mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike.