Lajme
Arrestohet një person në Fushë Kosovë pasi e sulmoi fizikisht ish të dashurën, ky është motivi
Demokracia
08:47 | 27 Nëntor 2022

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se më 24 nëntor e ka sulmuar fizikisht një grua, me të cilën ishte në lidhje dashurie më herët.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se motivi i sulmit ishte xhelozia.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR/ Fushë Kosovë 24.11.2022 – 20:30. Është arrestuar (me 26.11.2022) i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti, dyshohet për motive xhelozie kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën ishte (më herët) në lidhje dashurie”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme