Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i kërkuar në Pejë.
Sipas policisë me datën 06.01.2023, në Stacionin Policor Istog, ёshtё paraqitur viktima, e cila deklaron se deri sa ishte nё punё nё QMF- Istog, nga qanta iu ёshtё vjedhur kuleta nё tё cilën i kishte pasur rreth nёntёdhjetё (90) euro, kartelën e bankёs, letёrnjoftimin, patentshoferin dhe KI-nё zyrtare tё punёs.
Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Istog, me datё 12.01.2023, ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet i dyshuari:
I arrestuari është A.B. i lindur me 1985 Shqiptar/Kosovar.
Pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё, thuhet në njoftimin e policisë.