Lajme
Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj
Demokracia
12:32 | 08 Mars 2022

Share:

 Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka raportuar se sot në orët e hershme të mëngjesit ka arrestuar në fshatin Rakaj të Ferizajt personin e kërkuar me inicialet V.SH, 24 vjeçar, raporton Demokracia.com.

Përmes një njoftimi për media është bërë e ditur se i dyshuari ishte i kërkuar në bazë të 4 urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vjedhje e pyjeve”, më dënim burgim prej gjashtë muajve e dhjetë ditëve.

“Policia, të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Të ngjashme