Lajme
​Arrestohet një person gjatë bastisjes në argjendarinë në Prishtinë
Demokracia
19:24 | 03 Dhjetor 2023

Share:

Një person është arrestuar gjatë aksionit të bastisjes së Njësisë Speciale Intervenuese sonte në argjendarinë “Baraku” në Prishtinë.

Në aksionin e ri janë duke u konfiskuar sërish stoli ari, ndërsa brenda lokalit ka hetues policorë dhe zyrtarë doganorë.

Pronari i kësaj argjendarie, Trim Baraku, ishte arrestuar për bashkëpunim me grupin që kryen grabitjen në Suharekë pas një operacioni të gjerë policor.

Pronari i arrestuar po dyshohet se ka bashkëpunuar me grupin kriminal në rastin e grabitjes së arit në vlerë 250 mijë eurove.

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024