Lajme
Arrestohet një i dyshuar për kontrabandim me migrantë dhe posedim të narkotikëve
Demokracia
13:49 | 16 Shtator 2022

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kontrabandim me migrantë si dhe posedim të narkotikëve.

Në njoftimin e policisë thuhet se në vazhdën e zbatimit të planit operativ “Migrimi i parregullt”, si rezultat i intensifikimit të veprimeve operative në terren, për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të përfshirë në veprat penale, ka identifikuar dhe ndaluar një person të dyshuar dhe disa viktima të trafikimit me migrantë.

“Me datë 15.09.2022 në orën 22:10, njësia policore nga stacioni policor për mbikëqyrje të kufirit në Vërmicë, kanë ndaluar një automjet me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, i cili ishte duke marrë katër persona shtetas sirianë që dyshohet se janë migrantë të parregullt. Gjatë kontrollimit të personit të dyshuar mashkull kosovar i janë gjetur 2 qese të vogla me gjithsej 122 gramë substancë narkotike të dyshuar të llojit ‘marihuanë’ “, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore për trajtim të mëtutjeshëm procedural ndaj migrantëve, ndërsa në konsultim me prokurorin të dyshuarit i është iniciuar rasti “ Kontrabandim me migrantë” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotrope dhe analoge” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë./Demokracia.com/

Të ngjashme