Policia e Las Vegasit të premten ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka lidhje me vrasjen e reperit ikonik Tupac Shakur gati tre dekada më parë, shkruan AP.
Shakur, një nga reperët më të njohur të hip-hopit, ishte vetëm 25 vjeç kur vdiq.
Ai vdiq më 13 shtator 1996, një javë pasi u qëllua me katër plumba në veturën e tij teksa priste në semafor të kuq.
Vdekja e reperit, një nga më të vlerësuarit në hip-hop, ka frymëzuar disa dokumentarë.