Lajme
Arrestohet një grua në Suharekë, rrahu burrin e saj dhe e goditi me kaçavidë
Demokracia
10:32 | 16 Korrik 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua në Suharekë, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë fizike ndaj burrit të saj.

Ajo po ashtu ka goditur me kaçavidë burrin, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, rreth orës 10:17.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe goditë me kaçavidë në dorë bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar dhe ka kërkuar nga ai të dalë nga shtëpia. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, njësiti policor ka sekuestruar mjetin- kaçavidën që dyshohet të jetë përdorur në rast”.

Policia njofton e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme