Lajme
Arrestohet një 63-vjeçar, i dyshuar për grabitjen e një institucion mikrofinanciar në Mitrovicë
Demokracia
22:23 | 18 Nëntor 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për grabitjen që ka ndodhur gjatë ditës së premte në Mitrovicë në një institucion mikrofinanciar.

Në njoftimin e Policisë thuhet se në orët e pasdites është arrestuar një person 63-vjeçar i dyshuar.

“I dyshuari D.D 63 vjeçar, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe dyshohet se në këtë rast kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë. Është njoftuar prokuroi i shtetit ndërsa me urdhër te gjyqtarit të procedurës paraprake është kryer një kontroll në një lokacion ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të këtij rasti”, thuhet në njoftim.

Grabitja ka ndodhur në rrugën Mbretëresha Teutë, dhe se nen kërcënime të armës një person i dyshuar kishte grabitur një shumë të parave nga institucioni në fjalë dhe kishte ikur në drejtim të panjohur.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Arrestohet një person i dyshuar për grabitjen e sotme në Mitrovicë

Pas raportimit të sotëm të rastit te grabitjes, hetuesit e Njësisë se Hetimeve Rajonale kanë ndërmarrë veprime intensive hetimore në identifikimin dhe zbulimin e  personave të dyshuar  dhe si rezultat i kësaj  dhe dyshimeve të arsyeshme në  orët e pasdites kanë arrestuar një person të dyshuar.

I dyshuari D.D 63 vjeçar, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe dyshohet se në këtë rast kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë. Është njoftuar prokuroi i shtetit ndërsa me urdhër te gjyqtarit të procedurës paraprake është kryer një kontroll në një lokacion ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë  të këtij rasti.

Grabitje

Sot, me datë 18.11.2022 në ora 11:55, policia në Mitrovicë ka pranuar informatën se në një institucion mikrofinanciar në rrugën ,,Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë është kryer një grabitje.

Njësitë e policisë janë aktivizuar menjëherë për kërkimin e personit i cili është përshkruar nga punonjësit e institucionit ku është kryer grabitja. Sipas informatave, dyshohet se nën kërcënimin e armës personi i dyshuar ka grabitur një shumë të parave nga institucioni në fjalë dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Njësitë përkatëse  janë duke zhvilluar hetime në drejtim të identifikimit të personit te dyshuar dhe mbledhjen e provave relevante ne lidhje me kë rast.

Të ngjashme