Lajme
Arrestohet një 25 vjeçar në Rahovec
Demokracia
16:30 | 22 Nëntor 2022

Share:

Policia informoi se i riu u dërgua në vuajtje të dënimit prej dy vitesh burgim, i kërkuar me urdhërarrest të lëshuar nga gjykata.

“Stacioni Policor në Rahovec me datën 22.11.2022 pas mbledhjes së informatave inteligjente lidhur me vendndodhjen e personit A. M., i lindur në vitin 1997, është arritur të bëhet arrestimi i tij bazuar në Urdhërarrestin e lëshuar nga Gjykata për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve“ i dënuar me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) viteve si dhe me dënim me gjobë 1000 €. I dënuari është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.”, bëri të ditur Policia.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, siç u shtua, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, parandalimit të rasteve kriminale dhe arrestimin dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar.

Të ngjashme