Lajme
Arrestohet një 23-vjeçar për veprat penale “lëndim i rëndë trupor” dhe “sulm”
Demokracia
16:07 | 14 Prill 2021

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘sulm’.

Sipas njoftimit të policisë mesditës së sotme, hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicën e Jugut, kanë arrestuar të dyshuarin A.O., 23 vjeçar, përcjell Demokracia.com.

“Identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit është bërë pas një pune hetimore dhe lidhet me një rast të ndodhur, më 9 prill 2021 në Mitrovicë, ku si pasojë e  përleshjes i lënduar kishte mbetur viktima i cili është trajtuar në QKUK”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:

Arrestohet një person që dyshohet për përfshirje në veprat penale ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe ’sulm’.

Mitrovicë, 14 prill 2021

Në orët e mesditës së sotme, hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicën e Jugut, kanë arrestuar të dyshuarin A.O., 23 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe ’sulm’.

Identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit është bërë pas një pune hetimore dhe lidhet me një rast të ndodhur, më 9 prill 2021 në Mitrovicë, ku si pasojë e përleshjes i lënduar kishte mbetur viktima  i cili është trajtuar në QKUK.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet për  veprat penale ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe ’sulm’./Demokracia.com/

Të ngjashme