Lajme
Arrestohet një 21-vjeçar në Vushtrri, dyshohet për posedim të substancave narkotike
Demokracia
15:58 | 12 Qershor 2023

Share:

Është arrestuar një person në Vushtrri, i cili është i dyshuar për posedim të substancave narkotike.

Policia bën të ditur se gjatë kontrollit brenda në veturë është gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike.

“Në orët mesditës së sotme, policia në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në kohën kur zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari, me ç’ rast gjatë kontrollit brenda në veturë është gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike në sasi prej 0.4 gram”, thuhet në raport.

Tutje, në njoftimin e tyre bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, përcjell Klankosova.tv.

“Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar personi F. B.,21 -vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit pas intervistimit është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.

Të ngjashme