Lajme
Arrestohet një 16-vjeçare në Ferizaj, e sulmoi nënën
Demokracia
08:31 | 04 Dhjetor 2022
Ilustrim

Share:

Një 16-vjeçare është arrestuar të shtunën rreth orës 20:30 në Ferizaj, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së vet.

“Mbrëmë, rreth orës 20:30 policia stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën “Rexhep Bislimi ” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje dhe sulmit. Në lidhje me këtë policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin S.S (F/K) e moshës 16 vjeçare,  e cila pas një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë familjare, duke sulmuar nënën e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas Policisë e dyshuara, pas intervistimit në prani të prindit dhe avokatit, është dërguar në mbajtje për 24 orë.

“Policia të dyshuarën e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prani të prindit dhe avokatit të saj, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 24 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet më tej në njoftim.

Rasti është cilësuar “Dhunë në familje, sulmi dhe asgjësim apo dëmtimi i pasurisë”.

Të ngjashme