Lajme
Arrestohet nga policia Dardan Molliqaj (Video/Foto)
Demokracia
20:25 | 01 Shkurt 2022

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj. Ai u arrestua për veprën sulm ndaj personit zyrtar, në protestën e së shtunës kundër shtrenjtimit të rrymës.

Molliqaj u kap nga kamerat duke i rënë shuplakë një zyrtari policor, shkruan Demokracia.com.

Arrestimi i tij u bë derisa po shkonte në një intervistë në emisionin Pressing të T7.

Ai kishte paralajmëruar në Facebook se do të jetë mysafir në këtë TV ndonëse ishte në kërkim nga Policia.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetim edhe ndaj kreut të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqajt.

Këtë e ka konfirmuar dje për Demokracia.com edhe zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj. Ajo ka thënë se Molliqaj është nën hetime në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

“Rastit të cilit i referoheni ju njoftojmë se prokurori i shtetit ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe se në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dedikuar kësaj çështjeje”, ka thënë Ulaj.

Molliqaj gjatë një konference për media të hënën kishte thënë se nuk ka pranuar asnjë ftesë nga Policia e Kosovës për t’u intervistuar. /Demokracia.com/

Të ngjashme