Lajme
Arrestohet në Vërmicë një person i kërkuar, dërgohet në vuajtje të dënimit
Demokracia
09:55 | 20 Prill 2022

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikën kufitare në Vërmicë, i cili po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës.

I dyshuari A.A., kur u ndalua për kontroll nga ana e zyrtarëve policorë kufitarë, u verifikua se i njëjti është i dënuar për veprën penale “kanosje”.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë për ta vuajtur dënimin me burgim prej 120 ditësh.

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025
Lajme • 23 Prill 2025