Lajme
Arrestohet në Malishevë i dyshuari për vrasjen e mbrëmshme në Prizren
Demokracia
20:55 | 04 Shtator 2023

Share:

Është arrestuar i dyshuari Aziz Gashi,  i cili kërkohej nga mbrëmë për vrasjen e B.M., në lagjen “Arbana” në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se i dyshuari është arrestuar në Tërpezë të Malishevës, ndërsa në një objekt tjetër është gjetur arma me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.

“Po është arrestuar gjatë ditës. Gjatë ditës është bastisur së paku një objekt, aty nuk është gjetë i dyshuari, por arma e tij që dyshohet se është përdorë. Në mbrëmje është arritë të lokalizohet i dyshuari, në fshatin Tërpezë të Malishevës”, tha Bytyqi.

Sipas policisë, dyshohet se Aziz Gashi kishte shtënë me pushkë automatike në drejtim të viktimës nga automjeti në lëvizje dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia tha në raportin 24-orësh se i dyshuari dhe viktima kishin pasur një mosmarrëveshje e cila kishte sjellë deri tek rasti tragjik.

Të ngjashme