Lajme
Arrestohet në Leposaviq një i dyshuar për krime lufte, i bastiset shtëpia
Demokracia
14:38 | 27 Qershor 2024

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 20 korrik ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale nën dyshimin se një person, S.L., ka kryer veprën penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile” në vitet 1998/1999 në rajonin e Gjakovës.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës pas një pune hetimore disa mujore me datë 20.06.2024 ndaj një të dyshuari të identifikuar ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të RKS-së nën dyshimin e arsyeshëm se personi i dyshuar me iniciale (S.L.) duke vepruar në mënyrë individuale dhe në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullatës civile” gjatë luftës në Kosovë, në regjionin e Gjakovës (1998/1999) . Konsultimet e fundit me prokurorin e rastit kanë rezultuar me vlerësimin qe veprimet e mëtejme hetimore të orientohen drejt sigurimit të prezencës së të pandehurit në këtë qështje penale.”

I njëjti sot në Leposaviq është ndaluar dhe është arrestuar.

“Andaj, sot më 27.06.2024, Policia e Kosovës, konkretisht hetues nga Drejtoria për hetimin e krimeve të luftës (DHKL), në bashkëpunim me agjentë nga AKI dhe të mbështetur nga njësit policore të rendit të DRP Mitrovicë veri kanë realizuar një plan taktik me ç’rast në Leposaviq është ndalu dhe arrestuar i dyshuari m/s me iniciale (S.L.).”

Atij i është bastisur shtëpia në Leposaviq ku janë konfiskuar dëshmi relevante.

“Të njëjtit me urdhër nga organet e drejtësisë i është bastisë shtëpia në Leposaviq ku hetuesit kanë konfiskuar dëshmi relevante të cilat do të trajtohen gjatë procedurës së mëtejme hetimore. I dyshuari është sjell në ambientet policore për procedura të mëtejme të intervistimit.”

Të ngjashme