Lajme
Arrestohet në Kosovë shtetasi gjerman i cili kërkohej nga INTERPOL-i, për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
Demokracia
18:33 | 02 Gusht 2023

Share:

Policia e Kosovës vazhdon bashkëpunimin dhe koordinimin më policitë e shteteve mike, me qëllim të luftimit të akteve anti-ligjore, zbulimin e rasteve kriminale dhe dërgimin para organeve të drejtësisë të të dyshuarve të përfshirë në raste penale (kriminale).

Policia, në këtë rast Njësia FAST-ILECU, ka realizuar një arrestim të një shtetasi gjerman i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar për INTERPOL-in nga Gjermania.

Sipas PK-së i dyshuari është lokalizuar dhe më pas arrestuar në Lipjan sot rreth orës 11:50.

Ai dyshohet për përfshirje në veprimtari penale, konkretisht për ‘keqpërdorim të fëmijëve në pornografi’.

Për rastin janë njoftuar organet e drejtësisë dhe me akt-vendim nga prokurorja, i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Më pas në koordinim me institucionet tjera do të ndërmerren hapat e paraparë për raste të tilla.

Të ngjashme