Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, për të cilin kishte urdhëresë ndërkombëtar.
Rastin e ka konfirmuar për Demokracia.com zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Personi i arrestuar H.Z, 40 vjeç, po kërkohej nga Austria.
“Sot nga zyrtarë policor të stacionit Qendra të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për të cilin kishte urdhëresë ndërkombëtare. Arrestimi i personit të dyshuar është kryer në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Në koordinim me Njësitin për bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës, respektivisht me Departamentin e Krimeve të Rënda, personi i arrestuar : -H.Z mashkull, 40 vjeç, pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Ahmeti. /Demokracia.com/