Lajme
Arrestohet në Han të Elezit personi i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar
Demokracia
09:50 | 22 Prill 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Në raportin 24 orësh thuhet se i njëjti është arrestuar në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elezit të premten pasdite.

“ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR/PKK Hani Elezit 21.04.2023 – 14:20. Në bazë të urdhër arrestit-ndërkombëtar është arrestuar i kërkuari mashkull  kosovar”, thuhet në raportin e PK-së./Demokracia.com/

Të ngjashme