Mbrëmë në Hajvali të Prishtinës është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresa të gjykatës.
Ndaj personit të dyshuar: “L.V, mashkull 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kanë qenë aktive katër urdhëresa nga gjykatat, për veprat vjedhje dhe keqpërdorim i personit nën moshën 16 vjeç”, njofton policia.
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar do të procedohet më tej”, thuhet në njoftim.