Lajme
Arrestohet në flagrancë instruktori në Pejë, dyshohet se pranoi 500 euro për të ndihmuar një person për patentë shofer
Demokracia
20:15 | 27 Qershor 2024

Share:

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë iniciuar dy raste penale të enjten. Rasti i parë ka të bëjë me arrestimin e një 56-vjeçari, instruktor i një autoshkolle në Pejë.

I njëjti është arrestuar në flagrancë duke pranuar një shumë prej 500 eurove nga një person për t’i mundësuar atij kryerjen e testit me shkrim për patentë shofer.

“Të dyshuarit gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar mjetet monetare të cilat kanë shërbyer për simulim të veprës penale. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndaj tij është iniciuar rasti ‘pranim i ryshfetit në sektorin privat’ dhe më pas, me akt- vendim të prokurorit të PTH-Pejë i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme