Policia në Ferizaj ka njoftuar se dje ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
B.Z. 43 vjeç ishte i kërkuar për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, për çka ishte dënuar me 300 ditë burgim.
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme dhe kompletimit të dokumentacionit përkatës, personi është dërguar për vuajtjen e dënimit.”
Komunikata e plotë:
Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj
Policia Rajonale e Ferizajt, më datë 28.04.2025 rreth orës 18:00, ka arrestuar në Ferizaj një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
I arrestuari me inicialet B.Z. (M/K), 43 vjeç, ishte i kërkuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, për të cilën ishte dënuar me treqind (300) ditë burgim.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme dhe kompletimit të dokumentacionit përkatës, personi është dërguar për vuajtjen e dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me zbatimin e urdhëresave të gjykatës ndaj të gjithë personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjeve të saj, duke kontribuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe sigurinë publike.