Lajme
Arrestohet në Angli porositësi dhe dy spiunët e “skuadrës” së vrasjes në Shëngjin
Demokracia
12:31 | 29 Prill 2023

Share:

Tre prej 6 personave të kërkuar nga policia shqiptare për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, janë arrestuar në Angli. Sipas Top Channel ata janë Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan.

Gjykata e ekstradimeve në Londër përmes postës elektronike se ata do të dalin mesditën e sotme përpara kësaj gjykate për të vlerësuar masën e sigurisë.

Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan janë arrestuar në Londër përmes një operacioni të gjerë policor, një ditë pas marrjes së kërkesës nga Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë.

Të ngjashme