Miss Bota thuhet se është arrestuar pasi ka hequr me dhunë kurorën nga koka e Miss Sri Lankës.
Ngjarja ndodhi të dielën, më 4 Prill, ku Caroline Jurie rrëzoi nga froni Miss-in e sapo shpallur të Sri Lankës, Pushpika De Silva dhe vendosi kurorën në kokën e shoqërueses së parë.
Në një video që u shfaq në internet, Miss Bota rrëmbeu mikrofonin dhe njoftoi se e dyta do të ishte fituesja për shkak të Miss Sri Lanka ishte e divorcuar.
Ajo tha se “Ekziston një rregull që ndalon gratë që janë martuar dhe pastaj janë divorcuar, kështu që unë po ndërmarrë hapa për ta dërguar kurorën në vendin e dytë.’
Jurie tani është arrestuar, pasi Miss Sri Lanka tha se ajo i kishte lënduar kokën teksa përpiqej t’i merrte kurorën.
Detaje të tjera se çfarë do të ndodhë me Miss Botën priten në vazhdim. /Demokracia.com/