Ish-Miss Bolivia 2020 dhe Miss Charm Bolivia 2023, Alondra Mercado Campos, 22 vjeç, e njohur si Alondra MC, është arrestuar dhe ndodhet në burgun e grave në Trinidad në Beni, Bolivi.
Ajo akuzohet se është pjesë e një rrjeti të trafikut të armëve që drejtohej nga i dashuri i saj Andres Vasquez i cili tashmë është i arratisur.
Mediat e huaja shkruajnë se arrestimi i saj u bë i mundur gjatë bastisjes së godinës ku ajo jetonte me të dashurin e saj dhe gjatë kontrolleve u gjet arsenal armësh, të tipit ‘pushkë’ dhe kallashnikovë.