Lajme
Arrestohet militanti i VV-së, kërcënoi avokatin Besnik Berishën për shkak te kritikave ndaj pushtetit
Demokracia
17:16 | 18 Gusht 2023

Share:

Është arrestuar militant i Lëvizjes Vetëvendosje, Abdullah Mjeku i cili kishte kërcënuar avokatin, Besnik Berisha. Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Burime të Insajderit kanë bërë me dije se Mjeku u arrestua nën dyshimin e veprës penale “kanosje”.


Kanosja nuk ka të bëjë me profesionin e avokatit por si rezultat i paraqitjeve publike të avokatit Berisha përkatësisht kritikës së tij ndaj pushtetit.

Kanosja nuk ka të bëjë me profesionin e avokatit por si rezultat i paraqitjeve publike të avokatit Berisha përkatësisht kritikës së tij ndaj pushtetit.

Militanti siç mëson Insajderi e kishte kërcënuar avokatin derisa ishte duke ecur në këmbë. I dyshuari nga makina e kishte kanosur me fjalë dhe gjeste Berishën.

Të ngjashme