Lajme
Arrestohet mësuesi i dyshuar për pedofili në Prizren
Demokracia
13:08 | 28 Prill 2022

Share:

Policia e Kosovës ka arritur sot të arrestoj mësuesin F.K., nga Prizreni i cili dyshohet për pedofili.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi ka treguar në detaje se ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë.

“I dyshuari është arrestuar sot në Prizren, gjithçka ka qenë në koordinim me Prokurorinë dhe janë duke u kryer veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast. I njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Gashi.

LEXO EDHE:

Demaskohet profesori pedofil në Prizren

LEXO EDHE

Prokuroria nis hetimet ndaj 76-vjeçarit të dyshuar për pedofili

Të ngjashme