Lajme
Arrestohet mërgimtari në Podujevë, e rrahu gruan sa ishin në pushime, ajo e lajmëroi në Gjermani
Demokracia
12:54 | 10 Shtator 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës e ka arrestuar një mërgimtar pasi që sa ishte në pushime në Kosovë e kishte rrahur gruan e tij.

Në raportin e policisë thuhet se në bazë të kërkesës (bashkëpunimit)  me autoritetet, më  09.09.2022 është arrestuar i dyshuari, pasi që gruaja e tij e ka paraqitur rastin në Gjermani, përcjell Demokracia.com.

“DHUNË NË FAMILJE/ Podujevë.13.14.08.2022. Në bazë të kërkesës (bashkëpunimit)  me autoritetet, më  09.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që për të njëjti bashkëshortja e tij, ka paraqitur rastin në Gjermani ku kishte raportuar se gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, i dyshuari kishte ushtruar dhunë dhe e kishte kanosur”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme