Lajme
Arrestohet llapjani në Fushë Kosovë, policia i gjeti marihuanë
Demokracia
08:37 | 27 Gusht 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 96 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Ndërsa (në Podujevë) gjatë bastisjes në shtëpi dhe në objektet përcjellëse janë gjetur e konfiskuar edhe 336 gramë substancë narkotike e llojit të njëjtë, në peshë të përgjithshme 432 gramë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme