Lajme
Arrestohet kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj
Demokracia
19:38 | 04 Nëntor 2022

Share:

Kryetari i Alternativës Shqiptare dhe Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, është arrestuar të premten pas pretendimeve për fyerje dhe nënçmim të policëve, shkruan Vijesti.

Gjeloshaj debatoi me policinë malazeze pasi autoritetet e dërguan veturën e tij në kontroll teknik emergjent për shkak të xhamave të zinj. Në atë moment, Gjeloshaj ishte në veturë së bashku me familjen e tij. Situata, sipas Vijesti, është tensionuar dhe ka pasur debat të fortë mes palëve.

Policia nuk e ka komentuar rastin duke thënë se masat policore janë në vazhdim e sipër. Pas përfundimit të hetimeve, do të dalin me deklaratë.

 

Të ngjashme