U arrestua kosovari nga Prishtina i cili dyshohet për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi.
Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se i dyshuari ka nxitur një shtetase të huaj t’i dërgojë fotografi dhe video me përmbajtje seksuale.
Derisa, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 08.06.2023 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se përmes rrjeteve sociale e ka nxitur viktimën shtetase e huaj që t’i dërgojë fotografi dhe video me përmbajtje seksuale. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, raporti i plotë i policisë.