Lajme
Arrestohet Korab Gashi, i dyshuar për grabitjen në Suharekë
Demokracia
22:20 | 01 Korrik 2024

Share:

Korab Gashi është arrestuar në mbrëmjen e 1 korrikut, si i dyshuar për përfshirje në grabitjen e argjendarisë në Suharekë, më 22 nëntor të vitit të kaluar.

Sipas burimeve të Televizionit Dukagjini Korab Gashi është arrestuar në mbrëmjen e 1 korrikut, si i dyshuar për përfshirje në grabitjen e argjendarisë në Suharekë, më 22 nëntor të vitit të kaluar.

I dyshuari, Korab Gashi sipas burimeve të TV Dukagjinit është arrestuar rreth orës 21:00 nga Policia e Kosovës.

Korab Gashi ka qenë në arrati që nga nëntori i vitit të kaluar.

Të dyshuarit tjerë që gjinden mbrapa grilave janë Bujar Basha, Leotrim Cakolli, Besart Istrefi, të dyshuar për veprën penale “Grabitje” dhe Trim Baraku për “Armëmbajtje pa leje”, më 1 dhjetor, nën masa të rrepta sigurie, u dërguan në Gjykatën Themelore në Prizren.

Të ngjashme