Lajme
Arrestohet ish-polici Goran Saviq, që dyshohet se sulmoi dy qytetarë serbë
Demokracia
20:11 | 08 Shtator 2023

Share:

Policia e Kosovës sot në Leposaviq ka arrestuar një një ish-polic të nacionalitetit serb, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy qytetarë të etnisë serbe.

Në lidhje me këtë, ka njoftuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Sveçla me anë të një postimi në Facebook, tha se se i arrestuari është Goran Saviq, i cili poashtu akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë vitit 2021.

“Në koordinim me organet e drejtësisë dhe në zbatim të urdhëresave të tyre, Policia sot ka arrestuar në Leposaviq ish-zyrtarin policor Goran Saviq i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë vitit 2021. I njëjti, dyshohet të ketë sulmuar fizikisht edhe dy qytetarë serb”, ka thënë Sveçla.

Tutje, ai njoftoi se njësitet policore kosovare kanë identifikuar dhe sekuestruar 20 pajisje të prodhimit të kriptovalutave.

“Pas trajtimit me sukses të një rasti të kalimit ilegal dhe zhvillimit të kontrabandës mbrëmë në pjesën veriore të vendit tonë, njësitet policore sot një lokacion në Komunën e Zubin Potokut kanë identifikuar dhe sekuestruar 20 pajisje të prodhimit të kriptovalutave”, tha ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla.

Të ngjashme