Lajme
Arrestohet ish kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov
Demokracia
20:47 | 17 Mars 2022

Share:

Ish-kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov u arrestua gjatë një operacioni policor në Bullgari, transmeton Demokracia.com.

Borisov është arrestuar gjatë një operacioni special të policisë bullgare për shkak të keqpërdorimit të fondeve të BE-së.

Bashkë me të janë arrestuar edhe ish-ministri i Financave, Vladislav Goranov, ish-kryetarja e komisionit për buxhet Menda Stojanova dhe ish-shefja e shërbimit informativ të qeverisë, Sevdalina Arnaudova.

Partia Qytetarët për Zhvillim Evropian të Bullgarisë, kryetar i së cilës është Borisov, mohon se ai është arrestuar, por ka konfirmuar se shtëpia e tij është kontrolluar. /Demokracia.com/

Të ngjashme