Sport
Arrestohet ish-futbollisti i Bayern Munich, kjo është arsyeja
Demokracia
10:47 | 27 Tetor 2022

Share:

Protestat në Iran nuk po pakësohen dhe ish-ylli i Bundesligës, Ali Daei (53) është pikërisht në mes. Që nga fillimi i demonstratave, iraniani ka mbështetur lëvizjen protestuese në vend, pas vdekjes të së resë Mahsa Amini (22).

Në ditën e 40-të pas vdekjes së Aminit, u organizua një protestë ku morën pjesë turma në qytetin iranian të Saqqezit. Policia iraniane arrestoi në të ish-yllin e Bayernit, Ali Daei.

Konkretisht, Daei thuhet se kishte qëndruar një natë më parë në hotelin Kurd, së bashku me Hamed Lak (31, një futbollist ende aktiv që luan në Iran). Banorët janë mbledhur para godinës. Daei dhe Lak u dërguan në rajonin e forcave të sigurisë iraniane. Atje ata u vendosën nën mbikëqyrjen e rreptë të sigurisë së shërbimit sekret.

Forcat e sigurisë thuhet se kanë hapur zjarr ndaj njerëzve, çka mund të dëgjohet edhe në një video.

Pamjet janë publikuar nga organizata për të drejtat e njeriut ‘Hengaë’. Kjo është një organizatë e pavarur e të drejtave të njeriut, që raporton për abuzimet e të drejtave të njeriut në Iran.

Të ngjashme