Lajme
Arrestohet i mituri në Prishtinë, kishte hedhur sprej lotsjellës në klasë
Demokracia
11:05 | 12 Nëntor 2022

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur në Prishtinë, pasi kishte hedhur gaz lotsjellës në klasë.

Në raportin e Policisë thuhet se rasti ka ndodhur të premten në Prishtinë, në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, në ora 12:25.

PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM/Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë 11.11.2022 – 12:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i mitur, pasi që në klasën e tij kishte hedhur (përdorur) sprej lotsjellës”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë spreji është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Demokracia.com/

Të ngjashme