Policia në Gjilan ka arrestuar një të mitur në Gjilan, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje mesditën e së martës e ka sulmuar me thikë një të mitur tjetër duke i shkaktuar lëndime në këmbë.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
Organet e rendit njoftojnë se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.