Lajme
Arrestohet i dyshuari se kanosi një person zyrtar në Prishtinë
Demokracia
19:00 | 14 Korrik 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar I.K., nën dyshimin se ka kanosur një person zyrtar.

Në njoftimin e Policisë, thuhrt se arrestimi i të dyshuarit u bë sot nga hetuesit policorë të stacionit policor Jugu.

Në njoftim thuhet se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:30, me ç’ rast i dyshuari kishte kanosur një person zyrtar gjatë kryerjes së detyrës.

“Ndaj të dyshuarit; I. K, mashkull, 46 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Kanosja” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme