Lajme
Arrestohet i dyshuari se kanosi bashkëshorten e tij në Kamenicë
Demokracia
10:21 | 31 Mars 2022

Share:

Të mërkurën, në Komunën e Kamenicës, është arrestuar një person pasi dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e tij.

Një gjë e tillë është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës (PK), raporton “Betimi për Drëjtësi”.

Sipas policisë, i dyshuari me bashkëshorten e tij është në proces të shkurorëzimit.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, përfundon raporti policor.

Të ngjashme